Pas eleminimit me Portugalinë në Kupën e Botës, Cristiano Ronaldo ka udhëtuar drejt Spanjës, ku po stërvitet në komplekset stërvitore të Real Madrid. Pavarësisht këtij lajmi, duhet theksuar se për momentin nuk ka asnjë mundësi që CR7 t’i ribashkohet madrilenëve këtë sezon apo sezonin e ardhshëm.
Kontrata e sulmuesit me Manchester United u ndërpre me vullnetin e të dyja palëve, dhe kjo do të thotë se Ronaldo mund t’i bashkohet një klubi të ri prej dates 1 janar, por madrilenët kanë hedhur poshtë mundësinë e rikthimit të tij. Klubi arab Al-Nassr ka bërë një ofertë marramendëse për shërbimet e portugezit, por mesa duket Cristiano po eksploron opsione të reja.
Sipas propozimit të Al-Nassr, Ronaldo do të përfitonte rreth 200 milionë euro për sezon, një shifër e jashtëzakonshme. Megjithatë, dëshira e yllit portugez është të luajë në një kampionat më komptitiv. Sipas raportimeve të tjera mediatike, Amerika është gjithashtu një tjetër alternativë për CR7, si dhe rikthimi në Serie A.
Ky botëror ishte i funditi për fituesin e Topit të Artë, por sipas portaleve portugeze, Ronaldo ende nuk ka ndërmend të heqë dorë nga kombëtarja portugeze. Sulmuesi beson se ka ende mundësi për të kontribuar në ekip, dhe mund të jetë pjesë e Portugalisë në europianin e ardhshëm.
Ndërkohë pas eleminimit nga Kupa e Botës, motra e Ronaldo, Katia Aveiro, postoi një mesazh mjaft interesant në Instagram. Aveiro la të kuptohet se CR7 mund të luajë dhe në botërorin e ardhshëm, gjë që do ta bënte atë lojtarin e parë që aktivizohet në 6 Kupa Bote. Gjithsesi, Cristiano do të jetë 41 vjeç kur ky moment të vijë, dhe gjithçka mbetet për t’u parë. Për momentin, sulmuesi duhet të qartësojë planet e tij për të ardhmen, në lidhje me klubin e tij të ri.