Kroati Luka Modric ka qenë zemra e mesfushës së Real Madrid gjatë kësaj dekade. I cilësuar si një blerje e dështuar në vitin e parë në Madrid kroati arriti të përmbyste gjithcka në sezonet në vazhdim duke treguar klasin e tij dhe duke fituar gjithcka për Los Blancos, arritje që u shpërblyen sezonin e shkuar me fitimin e Topit të Artë duke u bërë futbollisti i parë që thyeu dominimin e dyshes Ronaldo- Messi.
Në moshën 34-vjecare Modric është duke luajtur sezonin e 8-të në rradhët e madrilenëvë dhe është aktualisht në vitin e fundit të kontratës. Kjo situatë ka sjell zëra për një largim të mundshëm të tij në përfundim të këtij sezoni. Mbajtësi i Topit të Artë është lidhur me një transferim larg Santiago Bernabeut edhe gjatë dy sezonevetë fundit ku skuadra si Inter dhe PSG kanë shfaqur interesim për të. Megjithatë kësaj rradhe, në moshën aktuale dhe me kontratën në përfundim, duket se ideja e largimit të tij nga Real Madrid duket më e mundshme dhe duket se kroati ka si preferencë kampionatin Italian.
Në një deklaratë të ditëve të fundit për Sky Italia, Modric u shpreh:
“Më pëlqen Italia, është afër Kroacisë dhe e shoh shpesh kampionatin Italian pasi shumë prej shokëve të kombëtares luajnë aty. Gjithashtu italianët janë fantastikë dhe kanë një mentalitet të ngjashëm me ne kroatët.”
“Të shohim nëse një ditë do të luaj në Itali, nuk mund të flas tani për këtë gjë pasi jam një futbollist i Real Madrid, më pëlqen të jem tek Reali dhe për momentin e shoh të ardhmen time këtu.”
Gjatë 8 viteve me Real Madrid, Modric ka arritur të fitojë 1 La Liga dhe 4 Champions League duke u bërë pjesë e një prej periudhave më të sukseshme në historinë e klubit si një prej protagonistëve kryesorë të këtyre arritjeve. Gjithashtu ai pati një rol kyc në vazhdimësinë e Kroacisë në Kampionatin Botëror 2018, ku në rolin e kapitenit dhe futbollistit kryesor të skuadrës arriti ta udhëhiqte kombëtaren e tij deri në finalen e kompeticionit.
Këtë vit nisja e sezonit për të ka qenë më e ngadaltë. Pavarësisht se cilësitë e tij nuk mund të vihen në diskutim, problemet fizike kanë bërë që ai të luajë vetëm 484 minuta nga 1440 gjithsej, pra 34% të minutave të mundshme dhe ka qenë titullar në vetëm 3 ndeshje të skuadrës në kampionatin spanjoll. Kjo është parë nga opinion sportiv si një shenjë se Modric po pëson një rënie dhe po i drejtohet viteve të fundit të karrierës, një argument më shumë që përforcon zërat për një largim nga Madridi.
Cilido qoftë vendimi i tij në fund të sezonit, Modric tashmë është pjesë e historisë së Real Madrid. Ndoshta konkurrenca në kampin madrilen është mjaft e madhe, megjithatë skuadrat italiane si Milan dhe Inter që janë duke u përpjekur të përforcojnë organikën e tyre do ta prisnin me krahë hapur. Një futbollist me eksperiencën dhe kualitetin e kroatit padyshim do të ishte një aset i madh për këto skuadra dhe tifozët Italianë do të kishin mundësinë të shijonin lojën e një tjetër kampioni të madh në stadiumet e tyre.
