Federata spanjolle e futbollit ka bërë të ditur se po konsideron stadiumin e Sevillas, si një alternativë zëvëndësuese, nëse Bilbao përjashtohet nga lista e qyteteve pritëse të Europianit. Javën e kaluar, federata bëri të ditur se për shkak të situatës së pandemisë në Bilbao, do të ishte e pamundur prania e fansave në stadiumin San Mames (Bilbao). Por kjo gjë bie ndesh me rregullin e UEFA, e cila kërkon me patjetër një numër të caktuar tifozësh në stadium gjatë Euro 2020. Zyrtarët spanjollë u detyruan kështu të kërkonin një zgjidhje alternative.
Presidenti I federates, Luis Rubiales u shpreh për mediat spanjolle:
“Me gjithë respektin tim për atë që Bilbao ka bërë, qyteti po përballet me shumë vështirësi nga pandemia.
Luis Rubiales

Duke thënë këtë, do të ishte e tmerrshme nëse një shtet tjetër do të merrte të drejtën e organizimit të Europianit. Prandaj, kemi menduar që La Cartuja të jetë opsioni i parë në tavolinë, nëse Bilbao përjashtohet.”
Federata spanjolle e futbollit u shpreh për The Associated Press se u takon autoriteteve lokale të shprehen nëse është apo jo e mundur, prania e fansave në stadiume. Në momentet që flasim, çdo ndeshje në Spanjë, duke përfshirë të gjitha nivelet e kampionateve, luhet pa tifozë. Ndërkohë La Cartuja ka një kapacitet maksimal prej 60,000 fansash. Kjo do të thotë se është mëse e mundur pjesëmarrja e një grupi të limituar fansash në arenë, duke respektuar protokollet anti-covid.
Qytetet e tjera pritëse të Europianit i kanë dhënë garanci UEFAs, se midis datave 11 qershor dhe 11 korrik, do të jetë e mundur prania e fansave në stadiume. Pavarësisht se ndeshjet zhvillohen në Bilbao apo në Sevilla, Spanja pritet të organizojë të gjitha ndeshjet e Grupit E, si dhe një ndeshje shtesë në fazën e 1/16.