Bayern Munich është në kontakte me Fulham, për mesfushorin e talentuar, Joao Palhinha. Ky i fundit mendohet se është i interesuar për një lëvizje drejt gjigandëve gjermanë. Merkaton e kaluar verore, lojtari ishte shumë afër transferimit tek Bayern për shifrën e 55 milionë paundëve. Megjithatë, operacioni dështoi në ditën e fundit të merkatos. Kësaj rradhe, trajneri i ri i Bayern, Vincent Kompany, është duke shtyrë përsëri klubin për të siguruar shërbimet e talentit të Fulham.
Portugezi u bë pjesë e klubit anglez në vitin 2022, nga Sporting CP. Mesfushori është paraqitur 79 herë me Fulham, duke shënuar dhe 4 gola sezonin e kaluar. Lojtari është gjithashtu pjesë e kombëtares portugeze në europianin që do të zhvillohet në Gjermani në javët e ardhshme.
Zëvëndës-drejtori sportiv i Fulham u shpreh se Joao Palhinha është një lojtar mjaft i rëndësishëm për të ardhmen e klubit, por çdo lojtar mund të largohet nëse vjen oferta e duhur financiare. Tony Khan u shpreh:
“Joao Palhinha është një lojtar fenomenal dhe mendoj se përshtatja e tij me nivelin e Premier League tregon se ai është një lojtar fantastik. Ai është një pjesë shumë e rëndësishme e Fulham dhe jemi të lumtur që e kemi këtu. Do të doja ta kishim pjesë të skuadrës për sa më shumë kohë të jetë e mundur, por nëse vjen një ofertë që bën sens për të gjithë, atëhere mendoj se kjo është diçka që duhet konsideruar për çdo lojtar në momentin e duhur.”
Trajneri i Bayern, Vincent Kompany kërkon të forcojë ekipin e tij, pas sezonit zhgënjyes që Bayern la pas, duke e mbyllur kampionatin në vendin e tretë. Gjigandët gjermanë gjithashtu përflitet se janë në ndjekje të asit të Crystal Palace, Adama Wharton. Ky i fundit ka shumë pak muaj që iu bashkua Palace, nga Blackburn.