Rodrigo, djaloshi i artë i Real Madrid
Real Madrid do të udhëtojë për përballjen në transfertë ndaj Eibar dhe Gareth Bale është serish në listën e mungesave, por nëse ndeshja e mesjavës ndaj Galatasaray vlen si indikacion, madrilenët duket se e kanë gjetur zëvendësuesin e tij të paktën momentalisht.
Bëhet fjalë për Rodrigo Goes, njeriu i momentit tek Los Blancos i cli shënoi tre gola në përballjen e Champions League. Zidane e ka aktivizuar si titullar 18-vjecarin në 4 ndeshjet e fundit në të gjitha kompeticionet në të cilat braziliani ka arritur të shënojë 4 herë duke u treguar mjaft i vlefshëm për skuadrën e tij.
Mungesa e Bale dhe dëmtimi afatgjatë i Asensio kanë bërë që Zidane të eksperimentojë për pozicionin e krahut të djathtë të sulmit. Dy adoleshentët brazilianë Vinicius dhe Rodrigo kanë qenë në balotazh për këtë vend titullari, por qetësia në lojë dhe aftësia për të shënuar e këtij të fundit i kanë dhënë avantazhin në sytë e trajnerit francez.
Real Madrid ndodhet në vend të dytë në renditjen e kampionatit spanjoll me pikë të barabarta me Barcelona. Të dyja skuadrat kanë pasur lëkundje në këto muaj të parë të sezonit. Në rastin e madrilenëve dëmtimet e kanë kushtëzura Zidane në vendimet e tij duke ia shtuar dyshimet që edhe pa to nuk ishin të pakta. Megjithatë ndeshjet e fundit duket se francezi e ka gjetur formacionin ideal të tij, pjesë e të cilit është dhe Rodrigo.
Në botën e futbollit, sidomos kur ka lajme sportive të spikatura, thuhet se nëse një futbollist është mjaftueshëm i mirë, është mjaftueshëm i pjekur, pavarësisht moshës dhe duket se ky është rasti edhe për Rodrigo, i cili pritet të jetë sërisht startues në përballjen e madrilenëve me Eibar.

Lajme sportive – Ibrahimovic drej rikthimit tek Milan?

Një prej drejtuesve të MLS (kampionati amerikan i futbollit}, Don Graber, ka dhënë një deklaratë sipsas të cilës Zlatan Ibrahimovic do të rikthehet të lajë në Itali tek ish-skuadra e tij, Milan.
Suedezi është lidhur shpesh me një rikthim të mundshëm tek kuqezinjtë gjatë viteve të fundit, por duket se kësaj here mundësitë janë më konkrete. Gazeta spanjolle Marca shkruante së fundmi se transferimi i Zlatan tek Milan ishte mjaft i mundshëm. Ndërsa tani është përaqësuesi i MLS i cili i mbeshtet këto zëra.
“Zlatan është një personazh interesant. Ai bën pjesë në llojin e lojtarëve që na nevojiten, njësoj si Beckham para disa vitesh. Ai është 38 vjec, por gjithsesi është duke u rekrutuar nga Milan, një prej klubeve më të mëdha në botë.”
“Ai ka thyer pothuajse cdo rekord golash në këto dy vite në MLS. Unë shpresoj që të qëndrojë, por varet nga LA Galaxy. Jam i kënaqur që është këtu dhe më pëlqejnë disa nga episodet e tij, si për shembull kur flet për veten në vetën e tretë.”
Aventura e Zlatan Ibrahimovic në MLS ka shkuar mjaft mirë, të paktën në aspektin personal. Suedezi ka shënuar 53 gola dhe ka dhenë 15 asist në 58 paraqitje për LA Galaxy, numra fantastik pavarësisht se aktualisht ai është 38 vjec.
Suedezi ka qenë tepër i rëndësishëm në të shkuarën tek Milan. Ai arriti shifrat e 56 golave dhe 24 asisteve për kuqezinjtë në 85 ndeshje dhe duke parë situatën e Milan këtë sezon, një lidër si Zlatan do të ndihmonte së tepërmi jo vetëm në fushën e lojës, por edhe në dhomat e zhveshjes.
Baste Sportive do të mbulojë vazhdimisht me lajme sportive botën e futbollit ndërkombëtar. Na ndiqni për lajme sportive nga vendi dhe bota!
