Barcelona vs Valencia
Shënojnë të dyja skuadrat, koeficient 1.66
Barcelona do të kërkojë ndaj Valencia fitoren e tretë rresht në shtëpinë e saj në La Liga. Por, miqtë nuk kanë ndërmend të dorëzohen aq lehtë. Megjithëse katalanasit ia kanë dalë të fitojnë 4 nga 5 përballjet e fundit në shtëpi kundër Valencias, forma e tyre relativisht e dobët këtë sezon vë shumë gjëra në pikëpyetje. Ata ngelen absolutisht favoritë për të fituar takimin, por përsëri mundësia për të pësuar gol është reale. Kjo mbështetet dhe nga fakti se pavarësisht se Valencia ka humbur 3 nga 6 përballjet në transfertë këtë sezon, skuadra ia ka dalë të shënojë gol në 5 prej tyre.
Bayer Leverkusen vs Bayern Munich
Fiton Bayern Munich, koeficient 1.85
Përballja e dy gjigandëve të Bundesliga, Bayer Leverkusen dhe Bayern Munich pritet të prodhojë spektakël këtë të shtunë. Bayern Munich ndodhet në vendin e dytë, vetëm një pikë larg kundërshtarëve që kryesojnë renditjen. Duke marrë parasysh këtë skuadra e Hans-Dieter Flick do të kërkojë me çdo kusht fitoren për t’u kurorëzuar ajo “kampionja e dimrit” në Gjermani. Bayer Leverkusen nga ana e vet nuk e njeh humbjen prej 12 ndeshjesh rradhazi, por testi i vërtetë për djemtë e Peter Bosz do të vijë përballë bavarezëve.
Everton vs Arsenal
Fiton Everton, koeficient 2.45
Skuadra e Arsenal ka dështuar të gjejë rrugën e rrjetës në 6 nga 9 ndeshjet e fundit në Premier League. Dhe në fakt, “topçinjtë” kanë pësuar disfatë në këto përballje. Në këtë moment mjaft delikat dhe të vështirë për Arsenal, Everton mund të rezultojë një rival mjaft i vështirë për djemtë e Artetës. Nga ana tjetër, ekipi i drejtuar nga Carlo Ancelotti po shijon një moment mjaft të mirë. Everton ia doli të fitojë përballjet me Chelsea dhe Leicester City, dhe tani ndodhet në vendin e 5-të në renditje, vetëm 5 pikë larg kreut të renditjes.
Përmbledhje e rezultateve
Ndeshjet | Parashikime |
---|---|
Barcelona vs Valencia | Shënojnë të dyja skuadrat, koeficient 1.66 |
Bayer Leverkusen vs Bayern Munich | Fiton Bayern Munich, koeficient 1.85 |
Everton vs Arsenal | Fiton Everton, koeficient 2.45 |
[aces-casinos-1 items_number=”4″ external_link=”1″ big_thumbnail=”0″ category=”” items_id=”3261,892,656,4902″ game_id=”” columns=”4″ order=”” orderby=”” title=”Luaj bastin me këto koeficientë në këto kompani”]