Drejtuesit e Manchester City duket se kanë piketuar zëvëndësuesin në planin afatgjatë për portierin Ederson. Braziliani ka një kontratë aktive me klubin derin në vitin 2026. Megjithatë, ai është linkuar për një lëvizje drejt Arabisë Saudite prej kohësh, dhe mund të largohet në merkaton e ardhshme të verës. Kjo është arsyeja se përse drejtues të City janë duke eksploruar mundësi të tjera përsa i përket portës, dhe një nga alternativat kryesore që po përmendet së fundmi është portieri i Porto, Diogo Costa.
Ish-portieri i Tottenham, Paul Robinson, ka komentuar në lidhje me interesin e City për Diogo Costa, dhe ka dhënë opinionin e tij për lojtarin:
“E kam parë disa herë atë të luajë. Ai ka aftësi të mira teknike, dhe lexon mjaft mirë situatat. Gjithsesi, dy golat që ai pësoi përballë Manchester United ishin kopje ekzakte, dhe duhet t’i kishte ndalur të dyja goditjet. Ka disa probleme në lidhje me aftësitë e tij teknike kur vjen fjala për stopimin e goditjeve.”
Robinson shtoi:
“Ai është ende vetëm 25 vjeç, ka luajtur mbi 100 ndeshje në kampionat me Porto…Ai është një ekspert në pritjen e penalltive. Costa është lloji i portierit që kur shikon në letër statistikat, të dhënat dhe numrat, duhet t’i kushtosh vëmendje. Por ka disa probleme teknike që unë do t’i merrja parasysh, duke parë të gjithë portierët që City do të monitorojë në rast se Ederson vendos të largohet.”
Ndërkohë një tjetër problem i madh për Manchester City mund të jetë largimi i trajnerit Pep Guardiola. Pas lajmit për largimin e drejtorit sportiv, Txiki Begiristain në fund të sezonit, mediat angleze kanë raportuar se Guardiola është gjithashtu më afër largimit nga Etihad. Kujtojmë se trajnerit spanjoll i skadon kontrata në fund të sezonit, dhe klubi po mundohet ta bindë teknikun që të firmosë një kontratë të re.